Biznes

Apple, tani ndërmarrja më e vlefshme në histori

Publikuar , 22 Gusht 2012
0
Apple, tani ndërmarrja më e vlefshme në histori

Apple (NASDAQ: AAPL) u bë ndërmarrja më e vlefshme në histori gjatë ditës së hënë për sa i përket kapitalizimit të tregut.

Në orën e fundit të tregtisë, aksionet ishin rritur më tepër se 2 përqind, duke i dhënë ndërmarrjes një treg prej 620 miliardë dollarësh, me aksione që kushtojnë 662 dollarë për copë.

Arsyeja për këtë rritje çmimi në aksione (gjatë së hënës) duket të jetë për shkak të thashethemeve në lidhje me iPhone 5.

Është përfolur shumë për iPad Mini dhe Wall Street Journal raportoi gjatë javës së kaluar se ndërmarrja ka zgjeruar planet për një set pajisjesh.

Mbajtësi i kaluar i rekordit për sa i përket tregut ishte Microsoft, që më 30 dhjetor 1999 arriti në majën e vlerësimit të ndërmarrjeve teknologjike.

Sidoqoftë, arritja e Apple nuk merr parasysh inflacionin dhe Microsoft ishte më i vlefshëm në nëntorin e vitit 1999 në bazë të rregullimit nga inflacioni.

E konvertuar në vlerë aktuale të rregulluar nga inflacioni, Microsoft vlente në atë kohë sa një ndërmarrje 850 miliardë dollarëshe sot.

Ndërmarrja vlen aktualisht 257 miliardë dollarë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Vlera e Apple bie poshtë 1 trilion dollarëve

Lajmet e fundit>