Harduer

Apple të lëshojë një iPad mini si sfidues i Kindle Fire

Publikuar , 17 Dhjetor 2011
0
Apple të lëshojë një iPad mini si sfidues i Kindle Fire

Amazon ka marrë kritika për madhësinë e Kindle Fire, me përdoruesit që thonë se nuk është mjaft i madh. Kjo nuk duket që të ketë ndikuar në Apple dhe sipas Digitimes, kjo ndërmarrje tanimë është duke planifikuar lëshimin e një “iPad mini” në fund të vitit 2012.

Tableti i përfolur do të jetë me ekran 7.85 inçësh – mjaft më i vogël se sa ekrani 10 inçësh i raportuar si i mundshëm për t’u zhvilluar për tabletin iPad 3.

Apple gjerësisht pritet që ta lëshojë pajisjen iPad 3 në çerekun e parë të vitit të ardhshëm, kur edhe Amazon pritet që të bëjë lëshimin e një versioni të përditësuar të Kindle Fire.

 Vendimi i raportuar që ndërmarrja me bazë në Kalifornido të zhvillojë një tablet të këtillë shkon kundër komenteve të bëra nga Steve Jobs në fund të vitit të kaluar. Duke folur për përpjekjet e sfiduesve që ta sfidojnë pajisjen iPad me tabletë më të vegjël, Jobs tha: “tabletët 7 inçësh janë të mesëm: shumë të mëdhenj që të garojnë me një smartphone dhe shumë të vegjël për të garuar me iPad.” Ai shtoi: “Këto janë në mesin e arsyeve që tabletët 7 inçësh do të jenë DOA – dead on arrival (të shuara që në paraqitje)”./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy Note 10

Lajmet e fundit>