Lajmet

Apple tërhiqet nga teknologjia e skanimit të iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Shtator 2021
NeuralHash është një teknologji e cila do të skanonte imazhet përpara se të ngarkoheshin në iCloud Photos dhe më pas ti krahasonte ato me një set imazhesh të njohura si materiale të abuzimit me fëmijët për ti identifikuar ato. Apple tërhiqet nga teknologjia e skanimit të iPhone

Apple ka vendosur të shtyjë planet për të skanuar iPhone e përdoruesve në Shtetet e Bashkuara me qëllim që të identifikohet dhe parandalohet abuzimi me fëmijët.

Vendimi erdhi në përgjigje që kritikave dhe reagimeve të ashpra që mori kompania nga grupet e mbrojtjes së privatësisë të cilët argumentonin se teknologjia mund të vendosë një precedent të rrezikshëm.

Gjiganti i iPhone tha se kishte dëgjuar reagimet dhe vendosur të rikonsideronte vendimin. Njerëzit frikësohen se sistemi mund të përdorur nga shtete dhe qeveritare autoritare për të përgjuar qytetarët e tyre.

NeuralHash është një teknologji e cila do të skanonte imazhet përpara se të ngarkoheshin në iCloud Photos dhe më pas ti krahasonte ato me një set imazhesh të njohura si materiale të abuzimit me fëmijët për ti identifikuar ato.

Nëse gjatë krahasimit gjendeshin imazhe të tilla, ato do të vlerësoheshin më pas nga një njeri dhe jo vetëm që llogaria e tij do të çaktivizohej por gjithashtu të raportohej tek agjencitë ligjzbatuese.

Teknologjia duhej të debutonte drejt fundit të këtij viti. Grupet e privatësisë thanë se NeuralHash mund të zhvillohej më tutje dhe të përdorej nga qeveri autoritare. Fondacioni i Fronteve Elektronike ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të sistemit e madje nisur një peticion që mori 25 mijë firma. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një xham me realitetin e shtuar për makinat

Tags >

Apple