Lajmet

Apple thotë iOS është më i sigurtë se Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Tetor 2021
Nga ana tjetër kompania tha se maluerët në iOS janë një gjë e rrallë dhe shumica e sulmeve ndaj platformës kryesisht realizohen nga shtete. Apple thotë iOS është më i sigurtë se Android

Në përgjigje të Aktit për Tregjet Dixhitale të Komisionit Evropian që mund të detyrojë instalimin e aplikacioneve në iPhone nga burime të jashtme përveç App Store në Evropë, Apple është shprehur se arsyeja pse nuk e lejon një gjë të tillë është siguria dhe privatësia.

Në arsyetimin e Apple, shkaku kryesor i përhapjes së maluerëve dhe kërcënimeve të sigurisë është instalimi i aplikacioneve nga burime të jashtme.

Apple tha një shembull me raportin e Nokias në 2019-ën për kërcënimet e sigurisë që thoshte se smartfonët Android kanë 15 deri në 47 herë më shumë gjasa që të infektohen sesa iPhone.

Nga ana tjetër kompania tha se maluerët në iOS janë një gjë e rrallë dhe shumica e sulmeve ndaj platformës kryesisht realizohen nga shtete.

Nëse do të detyrohet të lejojë instalimin nga burime të jashtme, Apple tha se përdoruesit do të vihen nën rrezik. Një ligj që kërkon heqjen e mburojave nga instalimi i aplikacioneve të palëve të treta do të cënonte privatësinë dhe sigurinë e të gjithë përdoruesve përfshirë ata që nuk duan të instalojnë aplikacione të jashtme.

Së fundi Apple tha se kriminelët kibernetike do të mashtrojnë përdoruesit të instalojnë aplikacione të ngjashme me paraqitjen e App Store duke ju premtuar atyre funksionalitete dhe përfitime ekskluzive si karrem. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  20 vite më parë u lançua versioni i parë i Mac OS X