Harduer

Apple thotë se humb para nga riparimi i pajisjeve të saj edhe pse tarifon shuma marramendëse

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Nëntor 2019
0
Por kompania thotë se në të vërtetë humb para nga biznesi i riparimit. Që prej 2009 kostoja e riparimit të telefonëve tejkalon të ardhura e gjeneruara nga riparimi thotë Apple. Apple thotë se humb para nga riparimi i pajisjeve të saj edhe pse tarifon shuma marramendëse

Apple është një prej kompanive e cila më së shumti kritikohet nga publiku për riparimin e pajisjeve të saj, një proces tejet i vështirë me mundësi të larta të dëmtimit të telefonëve, tabletëve dhe pajisjeve të tjera me logon e gjigantit Amerikan.

Ankesa të shumta ka pasur me arsyetimin se Apple i detyron konsumatorët të paguajnë shuma të majme riparimi në dyqanet e saja zyrtare. Madje nëse një palë e tretë riparon pajisjen tuaj, funksione bazike mund ti bllokohen nga vetë kompania.

Por kompania thotë se në të vërtetë humb para nga biznesi i riparimit. Që prej 2009 kostoja e riparimit të telefonëve tejkalon të ardhura e gjeneruara nga riparimi thotë Apple.

Dhe arsyeja pse e bën të vështirë riparimin nga palë të treta është që pajisjet të riparohen në një mënyrë të sigurtë dhe qëndrueshme. Zëvendësimi i ekranit të një iPhone X kushton 279 dollarë përmes Apple por nga një palë e tretë 170 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kapet në flagrancë me 200 iPhone dhe Samsung në Rinas

Lajmet e fundit>