Biznes

Apple thotë se janë 1.8 miliardë pajisje aktive me markën e saj

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Janar 2022
Apple për herë të parë raportoi 1 miliardë iPhone aktivë vitin e kaluar ndërsa në 2016-ën kishte arritur objektivin e 1 miliardë iPhone të shitur. Apple thotë se janë 1.8 miliardë pajisje aktive me markën e saj

Apple ka bërë më shumë para se asnjëherë më parë gjatë sezonit të festave të fundvitit dhe rritja gjatë 2021 ka ndihmuar kompanitë të shtojë 150 milionë pajisje aktive më shumë.

Gjatë një komunikimi me investitorët ditën e djeshme CEO i Apple Tim Cook zbuloi se kompania ka 1.8 miliardë pajisje aktive.

Është një rritje krahasuar me 1.65 miliardë pajisje aktive që Apple raportoi një vit më parë dhe 1.5 miliardë pajisje aktive në Janar të 2020-ës.

Apple për herë të parë raportoi 1 miliardë iPhone aktivë vitin e kaluar ndërsa në 2016-ën kishte arritur objektivin e 1 miliardë iPhone të shitur.

Normalisht shifra 1.8 miliardë pajisje aktive përfshinë disa harduerë të Apple dhe jo vetëm iPhone.

Vitin e kaluar rivali Google zbuloi se ka 3 miliardë pajisje Android aktive që kanë aksesuar Google Play Store.

Së fundi Microsoft në fillim të kësaj jave lajmëroi se janë 1.4 miliardë pajisje Windows 10 dhe Windows 11 aktive. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Linja iPhone 12 ka ruajtur më mirë vlerën sesa iPhone 11