Harduer

Apple thotë se modeli iPhone XR është telefoni më i shitur i kompanisë

Nov 29 2018
0 Shpërndarje
Modeli XR vjen në një kohë kur çmimet e iPhone janë rritur djeshëm. Edhe ky i fundit kushton 750 dollarë, iPhone XS dhe XS Max shkojnë deri në 1,500 dollarë. Apple thotë se modeli iPhone XR është telefoni më i shitur i kompanisë

Zëvendës presidenti i marketingut të produktit pranë Apple jo vetëm që nuk pajtohet me raportet se iPhone XR po përballet me shitje të dobëta, por ai mendon se ky model ka qenë iPhone më popullor që nga dita e parë ku doli në shitje.

Ky është qëndrimi i parë zyrtar nga një drejtues i kompanisë lidhur me performancën e iPhone të rinj.

Modeli XR vjen në një kohë kur çmimet e iPhone janë rritur djeshëm. Edhe ky i fundit kushton 750 dollarë, iPhone XS dhe XS Max shkojnë deri në 1,500 dollarë.

Edhe nëse e marrim të mirëqenë faktin se iPhone XR është telefoni më i shitur i Apple këtë vit, kompania ende nuk jep shifra për ta provuar këtë.

Sakaq strategjia e Apple ka ndryshuar në drejtim të shitjes së më pak telefonëve por me kosto më të lartë dhe më lukrativ.

Kompania ka thënë se nuk do të publikojë më shifra të shitjeve e edhe sikur Apple të postojë rezultatet financiare rekord, vështirë që kemi një numër të saktë të iPhone të shitur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>