Blog

Apple thotë se të gjitha operacionet e kompanisë funksionojnë me energji të riciklueshme

Apr 10 2018
0 Shpërndarje
Korporata të mëdha Amerikane si Apple, Wal-Mart dhe Alphabet janë bërë disa prej blerësve kryesorë të energjisë së riciklueshme. Apple thotë se të gjitha operacionet e kompanisë funksionojnë me energji të riciklueshme

Apple tha ditën e Hëne se ka arritur objektin e shndërrimit të energjisë së konsumuar në energji të riciklueshme dhe këtu përfshihen të gjitha qendrat e të dhënave, zyrat dhe dyqanet në 43 vende të botës.

Prodhuesi i iPhone tha gjithashtu se 23 prodhues me të cilët bashkëpunon janë duke operuar me energji plotësisht të riciklueshme.

Korporata të mëdha Amerikane si Apple, Wal-Mart dhe Alphabet janë bërë disa prej blerësve kryesorë të energjisë së riciklueshme.

Projektet që i mundësojnë Apple këtë energji janë që nga fermat e erës deri tek panelet diellorë.

Hapi tjetër i kompanisë është të inkurajojë furnizuesit e saj të shfrytëzojnë energji të riciklueshme për 100% të operacioneve të tyre. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>