Harduer

Apple Time Capsule me kapacitet prej 2 TB

Publikuar , 30 Korrik 2009
0
Apple Time Capsule me kapacitet prej 2 TB

Deri më tani mund të thuhet pa problem se njësia NAS dhe router 802.11n nuk dallon nga modelet ekzistues, përveç kapacitetit të brendshëm.

Në kuadër të kësaj paraqitje Apple gjithashtu ka paraqitur edhe një çmim më të mirë për xhepin e konsumatorit (499 dollarë) si dhe ka shkurtuar çmimin për modelin 1TB që tani kushton vetëm 299 dollarë.
Time Capsule është një pajisje mjaft kreative pasi që mund të funksionojë edhe si serverë për të gjithë kompjuterët tuaj Mac, duke pasur parasysh edhe kapacitetin më të ri prej 2TB. Gjithashtu përmban wireless, dual-band Wi-Fi, kontrolle të fuqishme të sigurisë dhe çasjes, funksionalitet me iPhone, Apple TV, etj.

Keni parasysh se kjo pajisje punon edhe me kompjuter të zakonshëm me Windows XP apo Windows Vista, dhe me kapacitete për Ethernet apo rrjet pa tela.

LEXO EDHE:  Ja lista e të gjithë iPhone dhe iPad që iOS 13 do të braktisë

Lajmet e fundit>