Blog

Apple tregon me video sesi funksionon karta e kreditit Apple Card

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Gusht 2019
0
Por ata që kanë përdorur më përpara një kartë krediti, nuk do të kenë vështirësi të mësohen me kartën e re të Apple. Megjithatë aspektet unike e bëjnë të domosdoshme mësimin më shumë rreth saj. Apple tregon me video sesi funksionon karta e kreditit Apple Card

Së bashku me linçimin e Kartës së Kreditit të Apple, kompania ka publikuar edhe një seri videosh të cilat tregojnë sesi përdoruesit mund ta vënë në funksion atë.

Videot mbulojnë pothuajse çdo aspekt të kartës nga aplikimi, tek aktivizimi dhe kryerja e pagesave në dyqane dhe online.

Por ata që kanë përdorur më përpara një kartë krediti, nuk do të kenë vështirësi të mësohen me kartën e re të Apple. Megjithatë aspektet unike e bëjnë të domosdoshme mësimin më shumë rreth saj.

Video e paraqitur më poshtë tregon sesi të gjeni numrin e kartës, një proces pak i komplikuar duke qenë se nuk është e printuar si një kartë krediti fizike. Këto detaje janë të domosdoshme për blerjet online, tek distributorët dhe dyqanet që nuk ofrojnë mbështetje për Apple Pay.

Një tjetër video tregon shpenzimet e kartës nga aplikacioni Wallet i cili është shoqërues i kartës Apple dhe tregon në kohë reale sa kanë shpenzuar përdoruesit. Gjithashtu përdoruesit mund të shohin shpenzimet gjatë muajve të ndryshëm e madje edhe kategorive të ndryshme të blerjes. /PCWorld albanian

LEXO EDHE:  CIA: Huawei financohet nga inteligjenca Kineze

Lajmet e fundit>