Biznes

Apple tremb investitorët, bien të ardhurat nga iPhone

Publikuar , 03 Janar 2019
0
Në një lajmërim surprizë, prodhuesi i iPhone tha se për tre muajt e fundit të vitit të kaluar përmbyllur me 29 Dhjetor pret 84 miliardë dollarë të ardhura. Apple tremb investitorët, bien të ardhurat nga iPhone

Apple tronditi investitorët me lajmin se shitjet janë ngadalësuar dhe për këtë fajëson Kinën.

Në një lajmërim surprizë, prodhuesi i iPhone tha se për tre muajt e fundit të vitit të kaluar pret 84 miliardë dollarë të ardhura.

Në Nëntor Apple kishte parashikuar 89 miliardë dollarë të ardhura.

Vlera e aksioneve të kompanisë ra me 7% menjëherë pas njoftimit ose 28% që nga Nëntori.

Sezoni festiv zakonisht është tre mujori më i fuqishëm i kompanisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë të ardhurat kanë rënë me 5%.

Tim Cook thotë se parashikimet negative vinë si rezultat i rënies së të ardhurave në Kinë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rënien e të ardhurave të Apple është numri i vogël i konsumatorëve që ka zgjedhur të blejë iPhone e rinj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple Watch përbën gjysmën e orëve inteligjente të shitura

Lajmet e fundit>