Harduer

Apple u gjobit në Francë për ngadalësimin e qëllimshëm të iPhone

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Shkurt 2020
0
Apple ka pranuar të paguajë gjobën, një sasi e ngjashme me fitimin e Apple në vetëm tre orë bazuar në raportin e fundit financiare. Apple u gjobit në Francë për ngadalësimin e qëllimshëm të iPhone

Apple është gjobitur me 25 milionë euro nga autoritetet Franceze sepse qëllimisht ka ngadalësuar performancën e modeleve të vjetra të iPhone pa lajmëruar përdoruesit.

Ditën e Premte autoritetet thanë se Apple ka përditësuar disa modele iPhone duke u shkaktuar atyre ngadalësime dhe ka dështuar të lajmërojë konsumatorët e as tu japë mundësinë të kthehen tek versioni i vjetër.

Apple ka pranuar të paguajë gjobën, një sasi e ngjashme me fitimin e Apple në vetëm tre orë bazuar në raportin e fundit financiare.

Përditësimet kanë prekur iPhone 6, iPhone 7 dhe iPhone SE duke kufizuar nivelin maksimal të performancës në mënyrë që pajisjet të mos konsumojnë energjinë më shpejt për shkak të vjetërsimit të baterive.

Apple është kritikuar edhe jashtë Francës për këtë praktikë derisa e pranoi publikoi dhe ofroi të zëvendësonte bateritë e smartfonëve me një çmim të reduktuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A do të shtrenjtohen iPhone e vitit të ardhshëm nga teknologjia 5G?