Lajmet

Apple u mbyllë hakerëve rrugën e jailbreak

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Gusht 2019
0
Përditësimi aktual rregullon një problem përmes të cilit hakerët mund të ekzekutojnë kod arbitrar me privilegje sistemi në një iPhone ose iPad. Apple u mbyllë hakerëve rrugën e jailbreak

Apple rregulloi një problem sigurie ku hakerët mund të krijonin të ashtuquajturin “jailbreak” për iPhone.

Hakerët zbuluan në fillim të muajit një problem sigurie dhe shpërndanë një jailbreak për iOS 12. Sot kompania solli iOS 12.4.1 i cili duhet të adresojë problemin njëherë e mirë.

Përditësimi aktual rregullon një problem përmes të cilit hakerët mund të ekzekutojnë kod arbitrar me privilegje sistemi në një iPhone ose iPad.

Apple gjithashtu përmendi hakerin Pwn20wnd i cili lançoi jailbreak publikisht. Në ditët e para të iPhone, përmes jailbreak përdoruesit mund të aksesonin aplikacione nga dyqanet e palëve të treta përveç App Store.

Por duke bërë këtë telefoni ekspozohej përballë maluerëve. Ndërsa iOS 12.4 mund të na ketë bërë nostalgjik, ju duhet të shkarkoni sa më parë iOS 12.4.1. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Probleme sigurie në WhatsApp, hakerët mund të vjedhin mesazhet në fshehtësi

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>