Lajmet

Apple u përgjigjet konsumatorëve për problemet e hartave

Publikuar , 23 Shtator 2012
0
Apple u përgjigjet konsumatorëve për problemet e hartave

Vendimi i Apple për të zëvendësuar Google Maps me ato të iOS 6 ka shkaktuar një valë kritikash.

Mijëra veta janë ankuar për pozicionimin e keq të objekteve në harte, bizneseve, rrugëve të munguara dhe në disa raste edhe qytete të tëra.

Për më tepër disa kanë raportuar lumenj që ndahen më dysh si dhe vendosjen e keqe të urës së San Françiskos. Hartat e reja mbështeten në yelp për të dhënat e veta.

Aplikacioni i ri ofron të paktën disa avantazhe nga version i vjetër si p.sh. guidë nga kthesa në kthesë dhe infromacion në kohë reale për trafikun.

“E nxorëm këtë shërbim të ri hartash duke e ditur që është një iniciativë e madhe dhe sapo kemi filluar me të. Jemi duke e përmirësuar, sa më shumë njerëz ta përdorin, aq më e mirë do të bëhet. Po vazhdojmë të integrojmë aplikacione të reja transit në App Sotre dhe iOS Maps” tha zëdhënësi i Apple Trudy Muller.

Edhe me publicitetin negativ që ka aplikacioni i hartave, është pak e mundur të ngadalësojë shitjet e iPhone 5.

Dyqani Online i Apple po bën një cikël dërgesash 3-4 javore pasi theu rekordet me 2 milionë njësi vetëm në ditët e para. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft sjell njoftimet e telefonëve tuaj Android në PC

Lajmet e fundit>