Harduer

Apple ul pritshmëritë për iPhone 14

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2022
Kompania Amerikane synon të prodhojë 90 milionë njësi për këtë periudhë, po të njëjtën sasi që kishte prodhuar vitin e kaluar. Apple ul pritshmëritë për iPhone 14

Apple ka vendosur të tërhiqet nga planet për të rritur prodhimin e modeleve të reja të iPhone pasi kishte parashikuar një rritje kërkese, një projeksion që diç duket nuk është materializuar sipas një raporti të Bloomberg.

Kompania ju tha furnizuesve të mos rrisin kapacitetet prodhues dhe për familjen iPhone 14 duke ulur pritshmëritë me 6 milionë njësi në gjysmën e dytë të këtij viti.

Kompania Amerikane synon të prodhojë 90 milionë njësi për këtë periudhë, po të njëjtën sasi që kishte prodhuar vitin e kaluar.

Kërkesa për modelet më të shtrenjta iPhone 14 Pro është rritur më shumë sesa për modelet bazë ndërsa një prej prodhuesve po ndryshon kapacitetet prodhuese drejt modeleve Premium të iPhone.

Kësaj java Apple tha se do të fillon prodhimin e iPhone 14, lançuar në fillim të muajit, në Indi ndërsa gjiganti i teknologjisë zhvendos një pjesë të prodhimit larg Kinës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple thotë se janë 1.8 miliardë pajisje aktive me markën e saj