Analiza

Apple vë në pikëpyetje rritjen e Android

Publikuar , 11 Maj 2010
0
Apple vë në pikëpyetje rritjen e Android

Sipas një hulumtimi të kryer nga grupi NPD të botuar gjatë ditës së hënë, del se smartphone që përdorin sistemin operativ Android kanë rreth 28% të njësive të shitura në SHBA gjatë çerekut të parë, ndërsa për herë të parë Apple është renditur e treta me 21 për qind. Në vendin e parë ende mbetet RIM me 36 për qind.

Në anën tjetër Apple ka theksuar se nuk pajtohet me të dhënat e publikuar anga NPD.

“Ky është një raport shumë i limituar në 150.000 konsumatorë amerikanë që i janë përgjigjur një hulumtimi online dhe nuk merr në llogari më shumë se 85 milion konsumatorë të iPhone dhe iPod Touch anembanë botës” tha zëdhënësja e Apple, Natalie Harrison.

Ajo theksoi se iPhone është larg Android në një bazë anembanë botërore, dhe ka potencuar se një raport i botuar nga IDC gjatë javës që shkoi ka treguar se iPhone ka një pjesëmarrje globale prej 16.1 për qind, prapa numrit 2 RIM dhe numrit 1 Nokia,

“Ne kemi pasur një çerek rekord me shitje të iPhone që janë rritur për 131 për qind dhe me sistemin e ri operativ iPhone OS 4.0 që do të paraqitet gjatë verës, ne nuk do të shohim asnjë shenjë prej konkurrencës” tha Harrison.

Apple ka shitur më shumë se 51 milion iPhone qysh prej se pajisja ka filluar shitjen në vitin 2007.

LEXO EDHE:  Ky aplikacion ka kaluar edhe Facebook për nga numri i shkarkimeve

Lajmet e fundit>