Vëzhgim

Apple vendos që të zbulojë iPad 2, me apo pa Steve Jobs

Publikuar , 02 Mars 2011
0
Apple vendos që të zbulojë iPad 2, me apo pa Steve Jobs

iPad është bërë një goditje e besueshme, duke krijuar kategorinë e tabletave dhe duke shkaktuar një valë të prodhimeve që vetëm sa nuk e kanë goditur tregun.

Tani, me rivalë të ndryshëm, Apple vetvetiu do të kalojë përgjatë një shndërrimi.

Ka shumë thashetheme rreth asaj që a do të marrë pjesë apo jo në skenën e ngjarjes së të mërkurës në San Francisco për pajisjen e re.

Jobs tradicionalisht lëshon prodhimet kryesore me një dinamizëm dhe stil që pasqyrojnë sytë e tij për hollësitë dhe dizajnin. Por ai mori u largua për një kohë të pacaktuar për t’u shëruar dhe Apple nuk ka dhënë hollësi për kushtet e mbijetimit nga kanceri.

Mungesa e tij është e lidhur me shkëndijen e një mori thashethemesh për kushtet e tij. Dhe prania e tij do të ishte vëzhguar njësoj për ndonjë shenjë në shëndetin e tij.

Në mungesë të tij, Tim Cook, udhëheqësi i veprimeve të ndërmarrjes dhe trashëgimtari i dukshëm i Steve Jobs, do të udhëheqë shfaqjen e të mërkurës.

Nëse Cook paraqitet, investitorët do të vëzhgojnë paraqitjen e tij. Derisa Wall Street i ka përmirësuar mardhëniet me Cook, dita e mërkurë do të ishte provimi i parë i madh për shkathtësitë e tij të shpalosjes së prodhimeve të reja — një kusht i rëndësishëm për mjeshtërinë e reklamimit për ndërmarrjen Apple.

Ndërmarrja është në një rrezik të vogël të humbjes së kryesimit në tregun e tabletave. Me një përparësi të madhe, ndërmarrja po e paraqet një gjeneratë të dytë për iPad, krahas ofertave mjaft sfiduese nga rivalët.

IPAD, PARTDEUX

Modeli i ri do të jetë me një ekran 10 inçësh, por duhet të jetë më i lehtë, më i hollë dhe më i shpejt, sipas një morie të analistëve dhe raporteve nëpër blogje. Apple pritet që të shtojë një kamerë, për të mundësuar video-bisedat, duke përdorur aplikacionin FaceTime.

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Sipas dy burimeve në dhjetor, ndërtuesi i modulit të kamerës, Genius Electronic Optical Co Ltd dhe prodhuesi i thjerrëzave, Largan Precision Co Ltd ishin duke filluar një marrëveshje të re me Apple, por asnjë nuk mund ta pranonte se për cilat prodhime ishin nisur modulet.

“Lëshimi i iPad2 do të duhej që të ishte vlerësuar, por ndonjë veçori tjetër e lëshuar, për shembull harduer më të fuqishëm, do të mund të shtyente aksionet përkatëse në një tjetër ngritje,” tha Mike Fang, një menaxhues i fondit në Paradigm Asset management në Taipej.

Ndërtuesit e komponenteve përgjithësisht nuk e dijnë se çfarë do të ishte pamja e prodhimit përundimtar, sepse ata kanë përgjegjësi vetëm për një pjesë, para se të kalojnë për montim.

Disa vëzhgues të industrisë besojë që modeli i ri do të mund të përmbante një çip të ri që mundëson punimin e rrjetit që përdor teknologjitë GSM dhe CDMA.

Oreksi i shfrytëzuesve për tableta shihet si i madh dhe bizneset janë duke pilotuar pajisjet për një llojllojshmëri të përdorimit, duke përfshirë prodhimet me pakicë dhe me kujdes ndaj shëndetit. Por Apple nuk e ka më kryesimin në tregun për tableta.

Motorola sapo ka lëshuar prodhimin e shumëpërfolur Xoom. Reserach in Motion, ndërmarrje kjo e specializuar në bashkëpunimet në mes të përdoruesve me prodhimet e veta BlackBerry, do të fillojë të shes PlayBook. Dhe Hewlett-Packard Co do të sjellë prodhimin TouchPad, gjatë kësaj vere.

Ndërmarrjet si Samsung Electronics dhe Dell Inc tashmë janë duke shitur tableta, por asnjëra nuk duket që të ketë shkaktuar ngecje në lëvizjen e prodhimit iPad.

Apple shënoi mori një vlerësim të madh për prodhimin e parë ipad, kështu që ndërmarrja do ta ketë të vështirë që ta bëjë të njëjtën gjë me gjeneratën e dytë. Apple shiti 15 milionë prodhime iPad në vitin 2010, pas lëshimit në prill, tre ose madje katër herë më shumë se sa analistët e kishin parashikuar. Tableta shtoi më shumë se 9 miliardë dollarë në përfitimet e ndërmarrjes, gjatë vitit të kaluar.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Ai u bë një prodhim mjaft i përdorshëm gjatë pushimeve, i përqafuar nga shijuesit si Oprah Winfrey.

Analistët presin që Apple të shes më shumë se 30 milionë prodhime iPad gjatë këtij viti, krahas rritjes së numrit të tabletave në treg në më shumë se 50 milionë njësi.

Mungesa e Steve Jobs erdhi në një kohë kritike. Apple është angazhuar në një betejë në tregun e prodhimeve smartphone me Google Inc, sistemi operativ i të cilit ishte instluar në më shumë pajisje se sistemi operativ i ndërmarrjes Apple për të parën herë në vitin 2010.  Tërheqshmëria e madhe nga Apple është luhatur gjatë këtij viti.

Si rezultat i mungesës së mundshme të Steve Jobs të mërkurën, pritet që kjo mungesë të plotësohet nga udhëheqësi i veprimeve të ndërmarrjes Apple, Tim Cook, i cili shihet edhe si trashëgimtar i vendit të Steve Jobs./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>