Harduer

Apple Watch 6 ka bateri me kapacitet më të lartë

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Shtator 2020
0
Varianti 44mm ka një kapacitet 3.5% më të lartë baterie ndërsa modeli 40mm 8.5% krahasuar me modelet respektive të vitit të kaluar. Apple Watch 6 ka bateri me kapacitet më të lartë

Kur Apple prezantoi Watch Series 6 javën e kaluar, kompania shpenzoi kohë duke folur për sensorin e ri që maste nivelin e oksigjenit në gjak.

Por ora më e fundit e Apple ka edhe disa përmirësime të tjera përveç sensorit të ri. iFixit gjeti se të dy modelet 40mm dhe 44mm të Apple Watch 6 kanë bateri më të mëdha sesa modelet e vitit të kaluar.

Varianti 44mm ka një kapacitet 3.5% më të lartë baterie ndërsa modeli 40mm 8.5% krahasuar me modelet respektive të vitit të kaluar.

Megjithatë rritja e kapacitetit të baterisë nuk ka ndikuar në jetëgjatësinë e saj sepse Apple ende thotë se me një karikim të vetëm ora reziston 18 orë.

Një tjetër komponent më i madh në Apple Watch 6 është Motori Taptik. Kësaj herë është ndërtuar me materiale 100% të riciklueshme. Nga çmontimi i orës u vu re eliminimi i Force Touch.

Heqja e këtij komponenti duhej ta bëjë riparimin e orës më të lehtë. Në fund rezultati është një Apple Watch 6 më e hollë sesa Apple Watch 5. Konkretisht është 10.4mm krahasuar me 10.74mm të Apple Watch 5. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Huawei mbështetet nga ushtria Kineze