Harduer

Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Korrik 2019
0
Pak ditë më parë u zbulua akoma edhe një tjetër problem në platformën e video konferencave Zoom. Hakerët mund të aksesonin ueb kamerat pa dijeninë e përdoruesve. Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone

Apple ka çaktivizuar aplikacionin Walkie-Talkie në Apple Watch sepse një problem sigurie lejonte përdoruesit të përgjonin iPhone e njerëzve të tjerë.

Me Walkie-Talkie, dy njerëz të cilët kanë pranuar një ftesë mund të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe audio të shkurtra.

Por Apple tha se është vënë në dijeni të problemit ku dikush mund të dëgjojë përmes iPhone të një personi tjetër pa dijeninë e këtij të fundit.

Kompania ka çaktivizuar funksionin dhe kërkuar falje. Megjithatë Apple rrëzoi mundësitë që Walkie-Talkie të jetë përdorur nga dikush në botë reale.

Apple zbuloi një problem të ngjashëm në FaceTime në Janar. Në disa raste telefonuesit mund të aktivizonin mikrofonin në një iPhone tjetër edhe sikur marrësi të mos i përgjigjej thirrjes.

Pak ditë më parë u zbulua akoma edhe një tjetër problem në platformën e video konferencave Zoom. Hakerët mund të aksesonin ueb kamerat pa dijeninë e përdoruesve.

Fillimisht u tha se problemi në fjalë ishte i prioritetit të ulët edhe pse u adresuar me shpejtësi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple sjell MacBook Pro 16-inç në Shtator

Lajmet e fundit>