Harduer

Apple zbulon aksidentalisht gjeneratën e pestë të orës inteligjente

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Gusht 2019
0
Apple Watch Series 5 me shumë gjasa do të debutojë muajin e ardhshëm së bashku me modelet e reja të iPhone. Apple zbulon aksidentalisht gjeneratën e pestë të orës inteligjente

Apple Watch Series 5 me shumë gjasa do të debutojë muajin e ardhshëm së bashku me modelet e reja të iPhone. Data e mundshme është 10 Shtatori por nuk kemi për të pritur edhe tre javë për mësuar më shumë.

Një raport i fundit zbuloi se ora inteligjente do të vijë në katër ngjyra të ndryshme dhe vjen nga një burim i besueshëm: vetë Apple.

Informacioni erdhi nga watchOS 6, versioni i sistemit operativ për zhvilluesit. Po në të njëjtën mënyrë u mësua edhe data e aktivitetit kur do të prezantohen iPhone, thjeshtë duke shikuar në versionet beta të softuerit të App Store.

Detajet janë fshehur në një animacion që shfaqet kur ndizet për herë të parë ora, një procedurë shumë interesante.

Së pari kemi një rikthim të kasës prej qeramike për Apple Watch. Kujtojmë se për seritë 4 nuk ka pasur një model prej qeramike. E fundit ishte me Apple Watch Series 2 dhe Series 3.

Përveç qeramikës, ora ka një element të ri metali: titanium. Kujtojmë se edhe karta e re e kreditit Apple Card përbëhet nga titaniumi.

Nuk dihet nëse titaniumi do të zëvendësojë orën prej çeliku apo të qëndrojë krahas saj në linjë. Më shumë do të mësojmë në aktivitetin e datës 10 Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple akuzohet për praktika anti-kompetitive në App Store

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>