Lajmet

Apple zbulon datën e Konferencës Worldwide Developers

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Apple zbulon datën e Konferencës Worldwide Developers

Apple-Palo-AltoData e Worldwide Developers Conference (WWDC) që zhvillohet çdo vit nga Apple do të mbahet nga data 2 deri në 6 qershor në San Françisko. Lajmin e bëri të ditur vetë kompania gjatë ditës së enjte.

Këtë vit konferenca do të fokusohet në dy prej platformave më të rëndësishme të Apple-it: iOS dhe OS X. Gjatë konferencës do të mbahen mbi 100 sesione trajnimi me mbi 1000 inxhinierë të Apple si dhe demonstrime nëpër laboratorë. Ndërkohë, Apple Design Awards do të publikojë aplikacionet më të mira nga viti i kaluar.

“Çdo vit, audienca e WWDC bëhet gjithmonë e më diverse, me zhvillues nga çdo disiplinë. Ata vijnë nga çdo cep i botës,” u shpreh Philip Schiller, zv. President senior i marketingut botëror në Apple. “Mezi presim që ndajmë me ta avancimet më të fundit në iOS dhe OS X në mënyrë që të ndërtojnë gjeneratën e ardhshme të aplikacioneve më të mira.”

Zhvilluesit që janë të interesuar për ta ndjekur mund të aplikojnë për bileta tek faqja e WWDC nga e hëna në të enjte. Çmimi është 1599 $. Fakti që aplikoni nuk do të thotë se do të merrni pjesë domosdoshmërisht në të. Apple zgjedh automatikisht 5000 njerëz, të cilët do të bëhen publikë në datë 7 prill. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple ka tjetër ide për telefonët me ekrane që palosen

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>