Harduer

Apple zbulon linjën e re të kompjuterëve MacBook Pro

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Apple zbulon linjën e re të kompjuterëve MacBook Pro

ProPricesApple ka zbuluar një linjë të re të kompjuterëve me ekran Retina MacBook Pro, në eventin e kompanisë mbajtur të martën në San Françisko. Apple e quan atë linjën më interesante që ka nxjerrë ndonjëherë.

“Ne kemi punuar shumë mbi Mac”, – tha shefi ekzekutiv i kompanisë Apple,Tim Cook. Ky kompjuter 13 inç ka një çmim prej 1,299 $. Vjen me një procesor të një gjenerate të katërt tepër të fuqishëm Intel Haswell me grafikë Iris dhe deri në 9 orë jetëgjatësi baterie.

Procesori është 2.4 GHx i5, 4Gb RAM dhe një kartë shtesë SSD 128 GB. Bëhet e ditur se që nga e marta do të filloj shpërndarja e pajisjes.

Nuk është linja e parë e ekranit “Retina”. Kompania fillimisht nxori një model 15 inç Retina verën e kaluar dhe paraqiti versionin 13 inç të iPad Retina vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja sesi Samsung ka planifikuar të riparojë problemin e Galaxy Fold

Lajmet e fundit>