Vëzhgim

Apple zbulon planet për mbushje të baterisë me hidrogjen

Publikuar , 26 Dhjetor 2011
0
Apple zbulon planet për mbushje të baterisë me hidrogjen

Sipas patentit të aplikacioneve të paraqitur tek Zyra e Patentit dhe Marka Tregtare e Shteteve të Bashkuara, Apple planifikon që të fuqizojë pajisjet e veta me karburant nga grimcat e hidrogjenit, raporton Telegraph nga Britania.

Ky ndryshim do të nënkuptonte që kompjuterët dhe smartphone-ët do të zgjasnin me javë të tëra pa pasur nevojë që të bëhet rimbushja e tyre. Grimcat e hidrgjenit, që e kthejnë hidrogjenin dhe oksigjenin në ujë dhe energji elektrike, do të mund të ishin më të vogëla dhe më të lehta se as bateritë, që do të rezultonte në pajisje më të vogëla.

“Siguria e shtetit tonë në karburantët prej fosileve ka shtyrë qeverinë tonë të mbrojë politika dhe mardhënie ushtarake të ndërlikuara me qeveri të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, dhe gjithashtu ka shpalosur  vijat tona bregdetare dhe qytetarët tanë në rreziqe që kanë të bëjnë me stërvitjen në det të hapur,” thotë Apple në paraqitjen e patentit të vet.

“Këto problem kanë drejtuar në një rritje të vëmendjes dhe dëshirës për të qenë pjesë e konsumatorëve për të reklamuar dhe përdorur burime të rinovueshme të energjisë.”/pcworldalbanian 

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>