Harduer

Apple zbulon probleme nga fabrika në iPhone 5S që ndikojnë në jetëgjatësinë e baterisë

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Apple zbulon probleme nga fabrika në iPhone 5S që ndikojnë në jetëgjatësinë e baterisë

iphon5sHardueri i ri gjithmonë duket të ketë probleme dhe Apple ka konfirmuar për New York Times që kësaj here përdoruesit e iPhone 5S janë duke provuar jetëgjatësi të shkurtër të baterisë.

“Ne së fundi zbuluam një problem në prodhim që prekte një numër shumë të kufizuar të pajisjeve iPhone 5S që mund të shkaktonin që bateria të kërkonte më tepër për t’u mbushur ose të rezultonte në jetëgjatësi të reduktuar të saj,” tha zëdhënësja e Apple, Teresa Brewer për Times në një deklaratë.

Apple mohoi të deklarojë se sa telefonë ishin përfshirë, por siç duket interesimi për iPhone 5S ka qenë mjaft i madh: mes tij dhe iPhone 5C të rinj, Apple ka shitur më tepër se 9 milionë pajisje të reja iPhone në fundjavën e parë të lëshimit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas Telekom Albania, grupi Grek mohon zërat për shitjen e Telekom Rumania

Lajmet e fundit>