Harduer

Apple zëvendëson bateritë e modeleve 2016 dhe 2017 të MacBook Pro

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shkurt 2021
Gjiganti i teknologjisë sapo lançoi macOS 11.2.1 dhe macOS Catalina 10.15.7 që duhej të adresonte problemin me baterinë. Apple zëvendëson bateritë e modeleve 2016 dhe 2017 të MacBook Pro

Nëse bateria e laptopit tuaj MacBook Pro nuk mban dot karikimin, mund të merrni një zëvendësim falas të saj. Apple lançoi programin e zëvendësimit falas të baterive për modelet MacBook Pro të 2016-ës dhe 2017-ës.

Gjiganti i teknologjisë sapo lançoi macOS 11.2.1 dhe macOS Catalina 10.15.7 që duhej të adresonte problemin me baterinë.

Por nëse për ju nuk ka funksionuar atëherë laptopi duhet dërguar në një qendër riparimi të autorizuar prej Apple për të zëvendësuar baterinë.

Kompania thotë se janë vetëm një numër i vogël konsumatorësh të prekur. Përdoruesit mund të shohin shëndetin e baterisë duke klikuar ikonën ose duke shkuar në System Preferences.

Modelet MacBook që vuajnë nga ky problem janë listuar mëposhtë:

  • 2016 MacBook Pro 13-inç me dy porta Thunderbolt 3
  • 2017 MacBook Pro 13-inç me dy porta Thunderbolt 3
  • 2016 MacBook Pro 13-inç me katër porta Thunderbolt 3
  • 2017 MacBook Pro 13-inç me katër porta Thunderbolt 3
  • 2016 MacBook Pro 15-inç
  • 2017 MacBook Pro 15-inç

Ky nuk është programi i parë i zëvendësimit të baterive për këto laptopë. Në 2018-ën Apple tha se MacBook Pro e prodhuar mes Tetorit 2016 dhe 2017 rrezikoheshin nga shpërthimi i baterive. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Reflektime dhe feedback për startupet e Uplift Albania në Mini Demo Afternoon