Lajmet

Apple App Store arrinë në dy miliardë aplikacione të shkarkuara

Publikuar , 28 Shtator 2009
0
Apple App Store arrinë në dy miliardë aplikacione të shkarkuara

Tani ekzistojnë më shumë se 85.000 aplikacione për konsumatorë anembanë botës të iPhone dhe iPod Touch, dhe mbi 125.000 zhvillues të cilët janë nënshkruar për programin e Apple, iPhone Developer Program.

“Shkalla e shkarkimeve në App Store vazhdon të shpejtojë me përdorues të cilët kanë arritur të shkarkojnë 2 miliardë aplikacioneve brenda një viti, duke përfshirë më shumë se gjysmë miliard aplikacione vetëm brenda këtij çereku”  tha shefi ekzekutivi i Apple, Steve Jobs. “App Store ka ri-zbuluar atë se çfarë mund të bësh me një pajisje mobile të dorës dhe përdoruesit tanë janë vërtetë duke e adhuruar këtë gjë”.

Në lajme të ngjashme,sipas CoolBrands iPhone sot është votuar si marka më “cool” për konsumatorët në tregun e Britanisë së Madhe, duke larguar kështu për herë të parë  veturën Aston Martin nga shkalla më e lartë. Apple gjithashtu arriti në vendin e tretë me vetë emrin e saj Apple dhe vendin e katërt me pajisjen iPod.

Lista e plotë e gjërave më “cool”:

  1. iPhone
  2. Aston Martin
  3. Apple
  4. iPod
  5. Nintendo
  6. YouTube
  7. BlackBerry
  8. Google
  9. Bang & Olufsen
  10. Playstation
LEXO EDHE:  Redmi Note 7 është telefoni i parë i Xiaomi si markë më vete

Lajmet e fundit>