Biznes

Apple është Microsofti i ri

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Apple është Microsofti i ri

Apple ka raportuar të hyra në çerekun e tretë dhe profitet për këtë çerek, dhe figurat e paraqitura janë më të larta sesa që ka pritur cilido analist i industrisë, përkatësisht bëhet fjalë për një rritje prej 77 për qind në profit.

Të hyrat e Apple në çerekun e tretë janë rritur nga 9.73 miliard dollarë në 15.7 miliard dollarë, dhe profitet e tyre kanë pësuar një rritje prej 77% në 3.25 miliard dollarë, nga 1.83 miliard dollarë sa ishte në çerekun e mëparshëm financiar.

“Ishte një çerek fenomenal që ka tejkaluar parashikimet e të gjithve, duke pëfshirë edhe lansimin më të sukseshëm në histori të Apple, me iPhone 4” tha Steve Jobs, CEO i Apple. “iPad ka luajtur një start të shkëlyqer, më shumë njerëz po blejnë Mac sesa më parë dhe kemi produkte të shkëlqyera të tjera që do të paraqiten më vonë gjatë këtij viti”.

Apple ka shitur një total prej 3.47 milion Mac, që është një rritje prej 33% në krahasim me çerekun e kaluar, dhe gjithashtu ka shitur një total prej 8.4 milion iPhone, 9.41 milion iPod dhe 3.27 milion iPad.

LEXO EDHE:  CEO i bursës kriptografike famëkeqe Mt.Gox i shpëton burgimit

Lajmet e fundit>