Vëzhgim

Apple fshin diskutimet në forum rreth telasheve me iPhone 4

Publikuar , 13 Korrik 2010
0
Apple fshin diskutimet në forum rreth telasheve me iPhone 4

Ngjarja në rend të parë ka bërë bujë për shkak se sikurse shumica e analistëve, magazina vërtetë pëlqeu modelin e ri iPhone. Por sikurse shumica e analistëve, Consumer Reports gjeti një lëshim të madh me versionin më të fundit, përkatësisht me pranimin e sinjalit.

Për shkak të problemeve të shumta të përhapura me “kapjen që humbë valët”, magazina e ka parë të arsyeshme të mos rekomandojë modelin iPhone 4. Aftëia për të bërë thirrje në fund të fundit është veçoria bazë për secilin celular, edhe për një celularë të prodhuar nga Apple. Gjersa raportet sipas të gjitha gjasave nuk do të shkaktojnë ndikim negativ në shitje të iPhone 4 (që deri më tani ka qenë rekordi më i madh i shitjes për këtë kompani), Apple asnjëherë nuk ka qenë një organizatë që ka trajtuar mirë publicitetin negativ.

Por deri në çfarë shkalle mund të shkojë një kompani për të reaguar ndaj publicitetit të dobët? Sipas raporteve, Apple ka filluar me bllokimin e përmendjeve të raportit në bordin e mesazheve. Duke filluar prej mbrëmjes që shkoi, së paku gjashtë tema që kanë përmendur raportin janë larguar, por ashtu siç është pritur janë ruajtur në Bing.

Duke tentuar qasjen në këto tema, në faqen e Apple paraqitet ky mesazh: “Error! Ju nuk keni privilegje në qasje për të shikuar këtë forum apo kategori të kërkuar”. Por kjo nuk është hera e parë që Apple fshin tema që kanë të bëjnë me anë negative të produkteve të Apple. Sipas raporteve kjo shënon më shumë se të pesëdhjetën herë që Apple bënë diçka të tillë, për të ruajtur imazhin e saj.

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Teknikë e mirë apo jo… Analistët kritikojnë produktin tënd por ti i injoron dhe vazhdon biznesin, sepse blerësit e janë të “mpirë” dhe as që dëshirojnë t’ia dijnë për problemet teknike që ka iPhone. Për ta ky është celulari më i mirë në botë edhe pse nuk funksionon mirë me veçori bazë që duhet të ketë një celularë.

Lajmet e fundit>