Biznes

Apple hap dyqan të ri në Shanghai

Publikuar , 11 Korrik 2010
0
Apple hap dyqan të ri në Shanghai

Dyqani i ri që është mjaft i madh, është i vendosur në një pjesë të pasur të Shanghait, dhe do të shesë modelet më të fundit të Apple, duke përfshirë iPod, iPhone dhe iPad.

Dyqani i Apple në Shanghai do të jetë në mesin e dyqaneve të njohura botërore, duke përfshirë Gucci dhe Louis Vuitton. Ai qëndron në Kullën e famshme të Shanghait, Oriental Pearl, dhe në vete përmban një objekt të ngritur lartë që përmban llogon e madhe të “Mollës së kafshuar”, dhe do të sjellë ngjashmëri me dyqanin e famshëm të Apple, në New York në Avenynë e Pestë.

Dyqani është nën tokë dhe përmban një prej “Genius Bars” më të mëdhenj në krahasim me cilindo dyqan Apple anembanë botës, në të cilin blerësit mund të marrin ndihmë teknike dhe këshilla për çfarëdo produkti të Apple.

Dyqani në Shanghai është një prej 25 dyqaneve që Apple është duke planifikuar të hap përgjatë Kinës, gjatë dy viteve të ardhshme. Kompania ka hapur dyqanin e saj të parë tregtar në Pekin në vitin 2008, mu para fillimit të lojërave Olimpike.

Megjithatë, të hyrat e ulëta në Kinë padyshim që sinjalizojnë se blerësit kryesor të produkteve të Apple do të jenë të pasurit dhe punëtorët e bankave që punojnë në distriktin e Lujiazui. Shumica e adhuruesve Kinez të modelit më të fundit iPhone, mund të kënaqen vetëm me kopje të lira të këtij celulari që shiten me të madhe në Kinë.

5.000 vizitorët e parë të dyqanit do të pranojnë një bluzë që do të shënojë hapjen e dyqanit. Bluzat do të kenë logon e Apple dhe një sllogan në këtë formë: “Dizajnuar në Kaliforni, prodhuar për Kinën”. Kjo është e ngjashme me atë që përdor Apple për produktet e saja; “Dizajnuar në Kaliforni, prodhuar në Kinë”.

LEXO EDHE:  Vdekja e themeluesit të një burse kriptografike merr "me vete" 190 milionë dollarë

Lajmet e fundit>