Biznes

Apple hidhet në kundër sulm ndaj Motorola-së

Publikuar , 01 Nëntor 2010
0
Apple hidhet në kundër sulm ndaj Motorola-së

Në përgjithësi, Apple ka paraqitur dy padi me gjashtë shkelje kundër Motorola, e cila është në fakt një kundër sulm ndaj Motorola-së, që në tetor ka pretenduar de Apple shkel mbi 20 prej patentave të saja, dhe në fakt rezultati na vë në pah se janë gjithsejtë 26 patenta në shqyrtim.

Por dy patenta që kanë ngritur vetullat e atyre që nuk merren me ligje janë:

Formati i përshtatshëm për sipërfaqe Multi-Touch: “Aparati dhe metodat janë të zhvilluara në mënyrë simultante për të ndjekur gishtërinj dhe kontakte të pëllëmbës gjersa dora afrohet , prek dhe rrëshqet përgjatë ndjeshmërisë së afërsisë, apo sipërfaqes multi-touch. Identifikimi dhe klasifikimi i konfigurimeve të dorës intuitive dhe lëvizjeve mundëson integrim të pashembullt të shkrimit, pushimit, drejtimit, rrëshqitjes, manipulimit 3D, dhe shkrimit me dorë në një mënyrë bashkëkohore dhe ergonomike”.

Ekran i ndjeshëm në prekje me shumë pika:
“Një panel i ndjeshëm në prekje duke pasur një medium transparent capacitive është i konfiguruar të detektojë prekje të shumta apo prekje të afërta që ndodhin në të njëjtën kohë dhe janë në lokacione të ndryshme në plan të panelit të ndjeshëm në prekje dhe prodhojnë sinjale të dallueshme që përfaqësojnë një lokacion të prekjes në plan të panelit të ndeshëm në prekje për secilën prej prekjeve në të njëjtën kohë”.

Nuk duhet të jeni doktor shkence për të kuptuar zhargonin ligjor për të shikuar se të dy patentat e mësipërme përfshijnë prekjen e një ekrani me shumë gishta në të njëjtën kohë. Apple asnjëherë nuk ka përdorur këta patenta në ndonjë padi, dhe prej asaj çfarë mund të thuhet tani, paditë tjera të Apple ndaj prodhuesve si HTC e Nokia, në përgjithësi nuk kapen në multi-touch.

LEXO EDHE:  Kina hedh hapin e madh, licencon 5G për katër operatorët vendas

Në të kaluarën Apple ka arritur deri në pikën: “Pajisja me ekran të ndjeshëm në prekje, metoda dhe ndërfaqja grafike e përdoruesit janë të aplikueshme për përcaktimin e komandave”, dhe atë kundër HTC-së dhe Nokia-së. Ky mund të quhet rasti i parë kur Apple u kap rreth patentës për multi-touch. Por ky ishte thjeshtë shpjegim që tregonte mënyrën sesi iPhone mund të ofrojë lëvizje lartë poshtë në ekran, si dhe krah-për-krahë, bazuar në këndin e gishtit që prek ekranin.

Çmenduria e tanishme e patentave

Disi duket se gjërat janë tani në një proces të çmendur, por dikur ka pasur një kohë kur celularë tjerë të mençur nuk kanë përdorur multi-touch.

Pasi Palm shkriu akullin me Pre, dhe nuk u padit, Android përcolli hapa të ngjashëm dhe sot, multi-touch është një veçori standarde në celularë të mençur.

Sipas një thashetheme që po qarkullon në treg, Google ka pasur një marrëveshje gjentëlmenësh me Apple në lidhje me mos përdorimin e multi-touch në Android, natyrisht si pjesë e një partneriteti fragjil që ka ekzistuar mes dy kompanive. Apple dhe Google tani janë rival të përbetuar në tregun e celularëve të mençur, kështu që marrëveshja ka gjasa të ketë dështuar.

Apple në mënyrë direkte nuk do të padisë kompaninë Google, kështu që tani për tani faji do të bie mbi supet e Motorola, që sipas padisë ka përdorur një prej veçorive më të rëndësishme të iPhone. Implikmet duket të jenë të mëdha, por sikurse në paditë tjera të lidhura me patenta, as kjo nuk do të zgjidhet në të ardhmen e afërt. /pcworld.al

Lajmet e fundit>