Harduer

Apple i kapet Droid X-it

Publikuar , 25 Korrik 2010
0
Apple i kapet Droid X-it

Shtimi i Droid X në faqen e Apple, që u lansua pas konferencës për media në javën që shkoi në të cilën Apple pranoi se iPhone 4 ka probleme me antenë, por pati shtuar se nuk janë të vetmit me këto telashe dhe ofroi mbështjellës pa pagesë, ka nxitur një debat të ri.

Faqja e Apple tani përmban celularë “me telashe me antenë” nga konkurrenca HTC, RIM, Samsung, Nokia dhe Apple, por tani listës i është shtuar edhe Motorola.

Apple shkruan “në testet tona, Motorola Droid X ka rënë nga 3 shirita në 0 shirita të valëve dhe kjo ka qenë si rezultat i telasheve me antenë”.

Apple ka shfaqur edhe një video demonstruese duke mbajtur celularin në një pozitë jo shumë të çuditshme, por disa megjithatë nuk pajtohen me testin e Apple. Engadget raporton: “Për dallim prej videove tjera të Apple, ne nuk po arrijmë të rikrijojmë këtë me lehtësi tek Droid X”.

Kolegu ynë Preston Gralla pranë ComputerWorld , gjithashtu nuk pati probleme me celularin. Ai shkroi se kur “dëshirojë të bëjë një thirrje me Droid X, atëherë e bëjë atë pa mbështjellës dhe pa mjete tjera ndihmëse. Nuk mund ta thuash të njëjtën gjë për iPhone 4”.

A ka gjasa që Apple po ndien presionin e konkurrencës? Në fund të fundit, ishte Droid X i pari që bëri shaka me problemet me antenë tek iPhone 4, por disa të tjerë thonë se Droid X është vërtetë më i mirë sesa oferta e Apple.

LEXO EDHE:  Pasi blenë Telekom Albania Bullgarët në garë për një tjetër operator

Lajmet e fundit>