Siguri

Apple iPhone, një “spiun” i dobishëm

Publikuar , 10 Korrik 2010
0
Apple iPhone, një “spiun” i dobishëm

Gjersa policia mund të ketë përcjellë kriminel duke gjetur pozitën e tyre përmes kullave të zakonshme të celularëve, ekspertët thonë se iPhone ofron shumë më shumë informata.

“Ka shumë çështje sigurie në dizajn të iPhone që sjellin si rezultat më shumë informata personale, sesa çfarëdo pajisje tjetër” tha Jonathan Zdzairski, një ish hakerë i kompjuterëve që tani u jep mësim ligjvënësve amerikan sesi të marrin të dhëna nga pajisjet mobile.

“Këto pajsije organizojnë jetën e njerëzve dhe nëse jeni duke bërë diçka kriminale, diçka do të kalojë përmes atij celulari”.

Deri më sot, prej se është lansuar modeli i parë iPhone, Apple ka arritur të shesë më shumë se 50 milion njësi.

Zdziarski në një intervistë për “The Daily Telegraph” dyshon se lëshimet e sigurisë janë neglizhuar për shkak se iPhone konsiderohet më shumë si një produkt për konsumatorë sesa për biznese, siç është rasti me rivalin Blackberry.

Një shembull është regjistri i chace të tastierës virtuale të iPhone, që ishte dizajnuar të rregullojë drejtshkrimin por që nënkuptonte se një eskpert mund të marrë pothuajse çdo gjë të shkruar në tastierë në një periudhë prej tre deri në 12 muaj.

Përveç kësaj sipas tij, çdo herë kyr mbyllet një sistem i brendshëm me harta tek iPhone, pajisja kap një imazh të pozitës së fundit të celularit dhe e ruan atë.

Hetuesit mund të qasen në “qindra” imazhe të tilla nga iPhone dhe në këtë mënyrë mund të gjejnë shumë informata që ju nevojiten në hetim. Përveç kësaj një veçori e quajtur “geotags”, që kanë imazhet e fotografuara me iPhone (nëse postohen online), do të mund t’i ndihmojnë detektivëve që të gjejnë sakt vendin ku është kapur imazhi dhe numri serial të celularit që e ka bërë atë.

LEXO EDHE:  Inteligjenca Ruse ka synuar kryerjen e sulmeve kibernetike në Çeki

“Shumë, shumë pak njerëz e kanë para vetës mënyrën sesi mbledhen të dhënat nga celulari i tyre”, tha Sam Brothers, një hulumtues i celularëve për Dogana dhe Mbrojtje të Kufirit në SHBA. “Do të dukej sikur çdo gjë është larguar, por për dikë që di pak, mbledhja e këtyre informatave është ekstrem e thjeshtë”.

Lajmet e fundit>