Analiza

Apple ka 95 për qind të tregut të tabletëve

Publikuar , 02 Nëntor 2010
0
Apple ka 95 për qind të tregut të tabletëve

Por pavarësisht dominimit të Apple në tregun në fjalë, konkurrenca po rritet çdo ditë e më shumë dhe prodhuesit po lëvizin drejt kategorive të reja të pajisjeve, mes kompjuterëve tradicional dhe celularëve të mençur, duke marrë elemente inspiruese nga suksesi i iPad, që është një tablet me ekran 10 inç që ka filluar shitjen në muajin prill.

Rritja totale e tregut të tabletave ka arritur në 4.4 milion tablet të pranishëm në çerekun e muajit shtator, në krahasim me 3.5 milion tablet sa ishte në çerekun paraparak.

“Betejat e tabletave janë në ndezur dhe kanë hapur zjarr. Apple me shpejtësi ka vënë në qendër të vëmendjes brendin e saj të famshëm, duke shfaqur prezencë të jashtëzakonshme të shitjes dhe duke ofruar tablet me dizajn të afërt me përdoruesin, në një biznes multi-milion dollarësh” tha analisti i SA, Niel Mawston.

Mawston ka thënë se platformat tjera si Android, Microsoft, MeeGo prej Nokia dhe Intel, webOS i Hewlett-Packard dhe RIM i Blackberry – duhet ende të zënë hapin dhe janë ende larg prijësit të tregut.

Sstemi operativ Android që është i dyti sistem më i madh në treg, ka arritur vetëm në 2.3 për qind në çerekun e tretë, por hulumtuesi ka thënë se kjo pjesëmarrje do të duhej të rritet në çerekun e tanishëm. “Presim që rritja e Android të vazhdoj në çerekun e katërt, dhe me futjen në treg të produkteve të tjera dhe të Samsung Galaxy Tab” u shpreh ai. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Huawei shitje rekord smartfonësh, Samsung dhe Apple në vështirësi

Lajmet e fundit>