Softuer

Apple kontribuon për Java në Mac

Publikuar , 12 Nëntor 2010
0
Apple kontribuon për Java në Mac

Muajin e kaluar, Apple shkaktoi një dridhje brenda komunitetit të Java-së duke paralajmëruar se zyrtarisht ka larguar përfshirjen e Java Runtime në Mac OS X, dhe ka paralajmëruar zhvilluesit që Java mund të mos jetë e pranishme në versionet e ardhshme të Mac OS X, duke shkaktuar paqartësi rreth të ardhmes së Java në Mac.

Tani, Apple dhe Oracle janë duke lëvizur një hap para dhe kanë bërë të ditur një projekt të ri OpenJDK për Mac OS X që do të bëjë implementimin e Java SE 7 në Mac OS X si një projekt me kod të hapur. Apple për të siguruar qetësimin e gjërave ka bërë të ditur se i tanishmi Java SE 6 do të vazhdojë të jetë i pranishëm edhe për Mac OS X 10.6 “Snow Leopard” dhe në versionin e ardhshëm Mac OS X 10.7 “Lion”, që pritet të paraqitet në mes të vitit 2011.

“Ne jemi të lumtur të mirëpresim Apple si një kontribues të theksuar në komunitetin në rritje e sipër OpenJDK” tha zëvendës presidenti i lartë i Oracle, Hasan Rizvi në një deklaratë. “Prania e Java në Mac OS X luan një rol kyç në premtimin e platformës Java për prani në platforma të ndryshme. Komuniteti zhvillues i Java mund të pushojë i qetë se ambienti lider i Java do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Mac OS X edhe në të ardhmen”.

Apple do të vazhdojë të bëjë shumicën e punës duke kontribuar me një sasi të madhe teknologjisë që ka zhvilluar për Java runtime që momentalisht është në Mac OS X – që përfshin edhe makinat 32 bit e edhe ato 64 bit, klasa librarish dhe bërthamën e një klienti të ri grafik. Por kjo është pika ky përfundon përfshirja zyrtare e Apple: kompania esencialisht do t’i dorëzojë çdo gjë që ka komunitetit me kod të hapur, dhe më pas do të pastrojë duart nga zhvillimi i Java.

LEXO EDHE:  Microsoft braktis Edge, do të kalojë në Chrome

Lëvizja do të ndikojë edhe shpërndarjen e përditësimeve që Apple bënë për Java – duke përfshirë arnimet e sigurisë. “Mënyra më e mirë për konsumatorët tanë është që ata t’i marrin përditësimet drejtpërsëdrejti nga Oracle” tha zëvendës presidenti i lartë i Apple për inxhinerig të softuerit Bertrand Serlet. Pak a shumë kjo i ngjason politikës me Adobe Flash, të cilën nuk do ta ofrojë me kompjuterët e saj ë të rinj MacBook Air.

Për as i përket OpenJDK Java SE7 nuk është bërë e ditur ndonjë datë e paraqitjes zyrtare apo e paraqitjes së saj nga ana e zhvilluesve. /pcworld.al

Lajmet e fundit>