Siguri

Apple më e pasigurtë sesa Microsoft

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
Apple më e pasigurtë sesa Microsoft

Në bazë të raportit të kompanisë Secunia, që mbulon lëshimet për gjysmën e parë të vitit 2010, del se Apple është kompania numër një me numrin më të madh të lëshime për produkte, pastaj pas saj vie Oracle dhe në vendin e tretë është Microsoft. Raporti tregon se Apple ka pasur vendin e parë për lëshime në mesin e të gjith prodhuesve në vitin 2005, pastaj morri udhëheqjen Oracle, dhe tani sërish Apple është lider.

Keni parasysh se duke listuar thjeshtë numrin total të lëshimeve nuk është mënyra më e mirë për të shikuar sigurinë apo pasigurinë relative të një kompjuteri, për shkak se disa lëshime janë më prevalente sesa disa të tjera. Kështu që Secunia nuk po thot se produktet e Apple kanë më pak të sigurta sesa produktet tjera, por ky raport vendos një lloj përfundimi mbi mitin se produktet e Apple janë gati tërësisht të sigurta.

“Analiza që përkrah përceptimin e përgjithshëm se një pjesëmarrje më e madhe në treg ka ndërlidhje direkte me numrët më të madh të lëshimeve. Apple (iTunes, Quicktime), Microsoft (Windows, Internet Explorer) dhe Sun Microsytems (Java, tani pjesë e Oracle), në mënyrë të vazhdueshme nivelin më të lartë të renditjeve në pesë vitet e fundit, me Adobe (Acrobat, Reader, Flash), që u bashkangjit në vitin 2008” thuhet në raportin e Secunia-së.

siguri

Megjithatë, do të ketë një befasi për ata që besojnë se produktet e Microsoft janë veçanërisht me lëshime. Secunia raporton se këto lëshime nuk janë në rend të parë lëshime në PC për shkak të programeve të Microsoft, por për shkak të programeve të palëve të treta.

LEXO EDHE:  Policia po përdor më shumë se kurrë më parë historikun e vendndodhjes në Google Maps

Një PC tipik me 50 programe të instaluara ka 3.5 herë më shumë lëshime në 24 programe të instaluara nga palët e treta, sesa në 26 të instaluara nga Microsoft. Ajo pret që ky raport të rritet në 4.4 në vitin 2010.

“Përdoruesit duhet të ndryshojnë përceptimin mbi atë sesi Microsoft posedon numrin më të madh të kërcënimeve në mënyrë që të gjejnë resurset e sigurisë në mënyrë më efektive. Duhet të rritet më shumë kuptimi rreth rreziqeve nga palët e treta e jo nga Microsoft” thuhet në fund të raportit.

Lajmet e fundit>