Biznes

Apple paralajmëron konferencë për iPhone 4

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Apple paralajmëron konferencë për iPhone 4

Steve Dowling, një zëdhënës i Apple, nuk ka dhënë detaje rreth asaj se kush do të flas në konferencë, e cila pritet të mbahet në qendrën kryesore të kompanisë në Cupertino, Califronia.

iPhone 4 ka qenë produkti me paraqitjen më të sukseshme deri më sot në historinë e Apple. Por pavarësisht kësaj problemet me antenën që u paraqitën pasi celulari u paraqit në shitje, ka goditur negativisht dhe po vazhdon ta godet imazhin e Apple, dhe madje duket se ky problem nuk po largoeht asesi.

Apple ka premtuar zgjidhjen e problemit para dy javëve duke theksuar se një gabim softuerik ka shkaktuar që iPhone 4 dhe paraardhësit të shfaqin në mënyrë të gabuar fuqinë e sinjalit.

Por Consumer Reports gjatë të hënës ka vënë në pikëpyetje shpjegimin e Apple. Revista ka theksuar se ka testuar iPhone 4 së bashku me disa pajisje tjera në laborat dhe ka arritur të përcaktojë se iPhone 4 ka lëshime në dizajn të harduerit. Consumer Reports ka theksuar se nuk mund të rekomandojë pajisjen tek lexuesit e saj derisa Apple të korigjojë problemin.

Analistët kanë theksuar se një tërheqje e iPhone 4 ka pak gjasa të ndodh. Ka edhe të tillë që kanë spekuluar se kompania mund të ofrojë mbështjellës pa pagesë, të cilët duket se zgjidhin shumicën e problemeve me sinjal duke izoluar antenën e celularit nga kontakti me lëkurën e njeriut.

Por në anën tjetër disa lexues të Gizmodo kanë raportuar se Apple ua ka zëvendësuar pajisjen e tyre, në momenti që ata janë paraqitur dhe kanë shpalosur telashet e tyre. Njëri thekson si vijon; “Shkova tek Apple Store, ju tregova për problemin dhe punëtori u largua për pak kohë dhe më pas u kthye me një iPhone 4 tjetër, që dukej sikur të ishte i imi por në fakt nuk ishte. Ai dukej disi më ndryshe. Kishte një material më ndryshe në pejsën e prapme dhe për herë të parë mund të shihja proximity sensorin. Edhe njëri afër meje gjersa prisja raportoi tek punëtorët diçka ngjashëm e edhe atij ju dha një zëvendësim”…

LEXO EDHE:  Bie vlera e Tether, Bitcoin, Ether dhe XRP rriten me 7%

Gizmodo ka theksuar se Apple ka gjasa se po bënë në mënyrë të heshtur tërheqjen e celularëve me defkte në sinjal, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar. E disa të tjerë thonë se Apple do të bënte më mirë po t’i tërhiqte dhe zëvendësonte celularët sesa të përballet me imazhin që po i dëmtohet çdo ditë dhe me aksionet që po pësojnë rënie sherri i këtyre telasheve.

Mbetet të shihet nesër çfarë do të prezantohet para konferencës për media nga ana e Apple. Megjithatë duket se Apple po përballet me një moment të tipit “Windows Vista”…

Lajmet e fundit>