Softuer

Apple paraqet iOS 4.2

Publikuar , 22 Nëntor 2010
0
Apple paraqet iOS 4.2

Përditësimi gjithashtu do ti mundësojë për herë të parë përdoruesve të iPad që të ndërrojnë me shpejtësi mes aplikacioneve, që është një veçori veçse e gatshme në modelet e fundit të iPhone dhe iPod.

Përditësimi adreson një prej mungesave kyçe të identifikuara nga adhuruesit e Apple. Gjersa pajisjet mobile të kompanisë mund të lidhen me kompjuterë për të transferuar skedarë, ata nuk kanë porte për tu lidhur me printerë apo me USB disqe. Në anën tjetër veçori e re me iOS 4.2 është edhe veçoria AirPlay që do të transmetojë muzikë, video dhe fotografi nga një iPhone, iPod Touch dhe iPad, pa tela tek një kuti Apple TV. Muzika mund të transmetohet drejtpërsëdrejti edhe përmes altoparlantëve që përkrahin AirPlay.

Përditësimi i shumëpritur do të sjellë tek iPad veçoi të reja që veçse janë paraqitur gjatë verës së shkoi për iPhone dhe iPod Touch, me versioni iOS 4.0. Ju mund të lexoni më shumë rreth kësa risie këtu

LEXO EDHE:  Themeluesi i Telegram thotë se WhatsApp nuk ka për të qenë kurrë i sigurtë

Lajmet e fundit>