Softuer

Apple paraqet Safari 5.0.1

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Apple paraqet Safari 5.0.1

Apple ka shpalosur përkrahjen e shtojcave në qershor të këtij viti, dhe kjo i ka mundësuar zhvilluesve që të krijojnë shtojca duke përdorur HTML5, CSS3 dhe JavaScript.

Veçoria e re Safari Extension Gallery tani i mundëson përdoruesve lehtësi që të gjejnë një mori të shtojcave, duke përfshirë edhe shtojca për Twitter, Microsoft Bing e shumë shtojca tjera.

“Shtojcat janë një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar veçori të reja në Safari 5.0.1. Këto shtojca të krijuara nga zhvillues përdorin teknologjitë më të fundit të uebit si HTML5, CSS3 dhe JavaScprit, dhe që të gjitha janë të nënshkruara në mënyrë digjitale dhe kanë siguri të shtuar. Ju mund t’i instaloni me një klikim të vetëm ato, pa pasur nevojë të ristartoni Safari-në” tha Apple në një deklaratë.

Versionin më të ri të shfletuesit Safari mund ta shkarkoni nga ueb faqja zyrtare e Apple.

LEXO EDHE:  Sezoni i 4 i PUBG mbërrin në PC

Lajmet e fundit>