Harduer

Apple përditëson linjën e produkteve të saja

Publikuar , 27 Korrik 2010
0
Apple përditëson linjën e produkteve të saja

Produktet e reja të linjës Mac Pro mund të konfigurohen tani me deri në maksimum 12 bërthama përpunuese, me 4 SSD 512 GB dhe katër HDD 2 Terrabajt. Apple do të fillojë me shitjen e Mac Pro-ve të rinj gjatë muajit të ardhshëm, dhe këta kompjuterë pritet të kenë një çmim fillestar prej 2.499 dollarë.

Apple gjithashtu ka përditësuar linjën e saj të kompjtuerëve të-gjitha-në-një iMac, të cilët do të fillojnë me çmim bazë prej 1.199 dollarë, dhe modeli 21.5 inç (modeli 27 inç gjithashtu është në ofertë) do të ofrohet me procesor Intel Core i3 3.06 GHz, me HDD me kapacitet prej 500 GB dhe procesor grafik ATI Radeon HD.

Përveç kësaj Apple të martën paraqiti edhe një ekran të ri 27 inç LED Cinema Display, me një çmim prej 999 dollarë. I paraparë me qëllimin për shfrytëzim tek përdoruesit e laptopëve dhe desktopëve Mac, ekrani sjellë një video kamerë të integruar Apple iSight, një mikrofon dhe altoparlantë, dhe një hub për USB 2.0

Por vëmendjen më të madhe sot e ka marrë produkti i quajtur “magic trackpad” i cili është dizajnuar me qëllimin që t’i lejojë pëdoruesit e desktopit të përjetojnë atë që sjellë touchpadi i MacBook Pro. I krijuar me xham rezistues, sipërfaqja e Magic Trackpad është 80% më e madhe sesa trackpadi i laptopëve të Mac dhe vendoset në të njëjtën lartësi sikurse tastiera pa tela e Apple. “Lëvizja e Apple për të lansuar Magic Trackpad ndihmon që të ofrohet mekanizmi kontrollues sikurse tek iPad në kompjuterët për desktop, gjersa në të njëjtën kohë edukon ata që presin të bëhen përdorues të iPhone për të përjetuar më afër eksperiencën në kompjuterin e tyre” tha Stuart Miles, nga faqja Pocket Lint. “Është një lëvizje e mençur dhe është mirë të shihet se Apple edhe pse ka larguar “computers” nga emri i saj i kompanisë, ajo nuk ka harruar rrënjët e saja”.

LEXO EDHE:  Harrojeni Galaxy Note 10, ky është telefoni Samsung që duhet të blini

Përveç kësaj Apple është larguar paksa edhe nga fokusimi i saj për krijimin e produkteve për PC, pasi që ka paraqitur edhe një mbushës për bateri AA NiMH me çmim prej 29 dollarë, i cili përshtatet me tastierën dhe miun pa tela të Apple. Mbushësi arrin me gjashtë bateri për të cilat Apple thot se funksinojnë deri në 10 vite, që do të thotë se “më në fund do të thyhet cikli i blerjes dhe hudhjes së baterive alkaline dhe toksike për vetëm një përdorim” ka bërë të ditur kompanie në Apple Store, në shpjegimin  e saj për këtë produkt.

Lajmet e fundit>