Harduer

Apple po bënë gati iPad 2.0!

Publikuar , 21 Nëntor 2010
0
Apple po bënë gati iPad 2.0!

Apple ka shitur 7.46 milion iPad në fund të muajit shtator, dhe kompania duket se është duke u bërë gati të festojë me shitje të fuqishme të pajisjes për festat e fundvitit. iPad veçse është në ofertë nga kompania Apple tek shumë shitës të mëdhenj si Best Buy dhe Wal-Mart, por është dëgjuar se blerësit potencial matanë oqeanit do të mund të fitojnë zbritje tek shitësi TJ Maxx, kuptohet për festat e fundviti. Por këto marrëveshje me zbritje duket se kanë si synim reduktimin e inventarit të iPad, për t’i liruar hapësirë iPad 2.0.

Deri diku këto janë arsyet të cilat i përfolën analistët, por deri në fillim të janarit ja çka ka gjasa të shohim në iPad-in e ri:

FaceTime

Është shumë e qartë se iPad i radhës do të duhej të ketë FaceTime, që është standardi i radhës për video chat i Apple. Facetime ka debutuar me iPhone 4, pastaj bëri debutim edhe në iPod Touch në muajin shtator, dhe hapi i radhës është më se i logjikshëm që FaceTime do të debutojë edhe në iPhone.

Në fillim të muajit shkurt, dolën në sipërfaqe raporte se korniza e iPad-it të tanishëm ka një hapësirë për një kamerë. Më pas një burim anonim në muajin shtator me “dijeni të planeve të ardhshme të Apple” tha për Apple Insider se prodhuesi i ipad po testonte një version të FaceTime për iPad.

Debati për kamerën

Nëse gjenerata e ardhshme iPad arrin me FaceTime, atëherë pajisja do të duhej të jetë qartë e pajisur qartë me një kamerë të përparme. Por tani po debatohet nëse iPad do të jetë i pajisur edhe me kamerë në anën e pasme. Analistët kanë thënë se iPad i radhës mund të ketë një kamerë të prapme me 5 megapiksel

LEXO EDHE:  Një detaj i cili do ti bëjë kamerat e telefonëve Samsung brilante

Por a ka kuptim një kamerë e prapme për këtë pajisje? Tableti 7 inçësh i lëshuar së fundi nga Samsung, Galaxy Tab ka një kamerë 3.2 megapikselëshe, megjithatë shumë analiza të pajisjes kanë theksuar se përdorimi i tij si një aparat digjital është disi i çuditshëm. Nëse kapja e imazheve me një ekran 7 inç është çuditshëm, atëherë sa çuditshëm mund të jetë fotografimi me një ekran 10 inçësh!?

Mini USB?

Analistët nga Goldman Sachs në shtator paraqitën idenë që iPad 2, përveç se do të jetë më i hollë dhe më i lehtë, do të ketë edhe një mini USB port. Ky mini USB do të duhej të zëvendësojë konektorin 30 pinësh që përdoret në versionin e tanishëm të iPad.

Në janar…

Raportet tani sugjerojnë se iPad 2 do të filloj me prodhimin e pajisjes në muajin shkurt, megjithëse mund të ketë një iPad të ri qysh në muajin janar, që është saktësisht një vit pasi është lansuar origjinali iPad.

Apple ka shitur 7.46 milion iPad deri në fund të muajit shtator, dhe kompania duket se po bëhet gati për të fituar me të madhe për festat e fundvitit. iPad veçse është në ofertë përmes Apple si dhe nga partnerët e mëdhenj shitës si Best Buy Dhe Wal-Mart.

Lajmet e fundit>