Vëzhgim

Apple po përgatit Macbook Air më të thollë dhe iPod Touch më të shpejtë

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Apple po përgatit Macbook Air më të thollë dhe iPod Touch më të shpejtë

Pas pothuajse 2 viteve të pranisë në treg pa ndonjë ndryshimi madhor, MacBook Air i Apple ka filluar të dal paksa prej modës, në veçanti prej se është paraqitur konkurrenca më e hollës si Dell Adamo XPS. Por inxhinierët e kësaj kompanie dëshirojnë të sjellin sërish titullin e më të hollit tek ky laptop, dhe përveç kësaj edhe një iPod Touch më i shpejtë do të jetë gati pë treg.

DigiTimes, gazetë Tavjaneze ka bërë të ditur me besueshmëri të lartë një numër të paraqitjeve të netbook-ve gjatë të kaluarës, ka theksuar se Apple është duke përgatitur një 11.6 inç MacBook Air si dhe një iPod Touch të ri që do të përdor të njëjtin procesor A4 që gjindet në iPhone 4.

Përveç ekranit më të vogël, MacBook Air i ri do të ofrojë diemnsione edhe më të holla, peshë më të lehtë dhe do të shfrytëzojë një procesor me voltazh-ultra-të-ilët nga seria e re e procesorëve Intel, i-Series. iPod Touch do të duhej të përfitojë një procesor A4 dhe përveç kësaj një kamerë 3 megapikselëshe për foto dhe video incizim. Që të dy do të prodhohen nga Quanta Computer.

Pajisjet pritet që të fillojnë të prodhohen në gjysmën e dytë të vitit 2010.

LEXO EDHE:  Aplikacioni YouTube për Apple TV ndërmori një tjetër hap në drejtimin e gabuar

Lajmet e fundit>