Lajmet

Apple pranon gabimin me iPhone 4, ofron mbështjellës pa pagesë

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
Apple pranon gabimin me iPhone 4, ofron mbështjellës pa pagesë

Në kuadër të konferencës së saj të shumëpritur, Apple ka thënë të premten se pronarët e iPhone 4 do të pranojnë një mbështjellës pa pagesë që do të parandalojë “kapjen e vdekjes”,  që ka shkaktuar humbjen e sinjaleve në mënyrë automatike kur mbahet celulari në një mënyrë të caktuar.

Konsumatorët që veçse kanë blerë një mbështjellës të Apple do të pranojnë një kompensim për blerjen, ka theksuar shefi ekzekutiv i Apple Steve Jobs në qendrën e Apple në Cupertino të Califronias. Jobs tha se rreth 67.000 apo 20% e konsumatorëve të kësaj kompanie, veçse kanë berë një mbështjellës.

Për konsumatorët e ardhshëm të iPhone 4, oferta për mbështjellës pa pageës do të zgjas deri më 30 shtator, që do të jetë momenti kur arnimi do të jetë gati. Konsumatorët mund të aplikojnë në ueb faqen e Apple për një mbështjellës pa pageës, duke filluar prej javës së ardhshme.

Përdoruesit që janë të pakënaqur me iPhone 4 mund të kthejnë celularin dhe do të marrin një kompensim të plotë brend 30 ditësh pas blerjes. Jobs tha se AT&T do t’i lejojë të lirë konsumatorët nga penaltia e saj dy vjeçare.

Në deklaratën e tij para mediave Jobs reagoi se problemi është “fryrë’ shumë por theksoi se ai dhe punëtorët e Apple kanë punuar vazhdimisht rreth kësaj çështjeje që është paraqitur qe 22 ditë prej se është paraqitur iPhone 4 në shitje.

“Ne nuk jemi të përkryer por po punojmë maksimalisht” tha ai. “Nuk është se Apple ka futur kokën në zall”.
Në ndërkohë, çështja nuk duket të ketë prekur shitjet e iPhone 4. Jobs tha se Apple ka shitur mbi 3 milion iPhone 4 qysh prej se është paraqitur në shitje në mes të qershorit. Vetëm 1.7 për qind e këtyre pajisjeve apo mbi 50.000 janë kthyer,  Me iPhone 3GS shkalla e kthimit ishte 6 për qind.

LEXO EDHE:  Huawei nuk ndalet pavarësisht sanksioneve Amerikane

Problemi që ka shkaktaur tek Apple kaq shumë kokëdhimbje është hapësira ndërlidhëse mes dy antenave të iPhone 4, që gjindet në pjesën e majtë të poshtme të celularit dhe kur bie në kontakt me lëkurën apo me material tjetër konduktiv elektrik paraqet efektin e reduktimit të dukshëm të fuqisë së sinjalit. Efekti ishte aq i dukshëm sa që Consumer Reports gjatë kësaj jave refuzoi ta rekomandojë celularin, derisa Apple ta rregullojë pa pagesë këtë probem.

Megjithëse çështja prek vetëm një minoritet të përdoruesve të iPhone 4, Jobs tha se vetëm mbi 0.5 për qind e blerësve e kanë raportuar problemin tek Apple. Por Jobs tha se ky problem nuk është unik vetëm për iPhone. Ai shfaqi një klip të YouTube me smartphone të ndryshëm që përjetojnë të njëjtin problem.  “Është një sfidë për tërë industrinë” tha Jobs. “Celularët nuk janë të përkryer”. Ai përmendi celularë të HTC, RIM e Motorola, të cilët kanë të njëjtin problem kur kapen në një mënyrë të caktuar. “Nuk po them se nuk kemi faj. Por ne nuk e kemi kuptuar atë pse njerëzit nuk e dijnë se celularët kanë dobësi”.

Para se të mbahej konferenca Apple nuk pati pranuar problemet me harduer në iPhone 4.  Pas raporteve rreth problemit me sinjal, Apple paraqiti një letër të hapur në të cilën thoshte se është një defekt me softuerin. 

Të enjten edhe ka paraqitur përditësimin softuerik për sistem operativ të saj IOS 4.0.1, që do të duhej të rregullojë këtë çështje apo më mirë thënë ta zbus, por jo të evitoj problemin me humbjen e sinjalit.

LEXO EDHE:  Google mbyll aplikacionin Youtube Gaming, transferon shërbimin në faqen e Youtube

Gjithashtu duhet theksuar se ky nuk është problemi i vetëm me iPhone 4, pasi që ka pasur edhe raporte me defektet në sensorin proximity dhe në vështirësitë në prodhimin e iPhone 4 në version të bardhë. Jobs tha se përditësimi i radhës së softuerit do të rregullojë çështjen e sensorit proximity.

Lajmet e fundit>