Softuer

Apple shfajësohet përmes ankesave të fermave dhe prindërve

Publikuar , 23 Shkurt 2010
0
Apple shfajësohet përmes ankesave të fermave dhe prindërve

Siç keni arritur të kuptoni edhe nga artikujt e fundit në PC World Albanian dhe nga artikujt tjerë nga kolegët anembanë uebit, në App Store po shkon puna lëmsh.

Megjithëse dihet se Apple mban gojën të mbyllur rreth asaj pse aprovon distribuimin e një aplikacioni që “shkund beben për ta qetësuar” dhe pse refuzon një fjalor që përmban “cuss words”, ajo më në fund ka thyer heshtjen dhe ka shpjeguar arsyet rreth raundit më të fundit të cenzurës.

Në një intervistë për New York Times, udhëheqësi i marketingut global botëror të produkteve të Apple, Phil Schiller, tha se app store është duke përjetuar një “rritje të vazhdueshme të aplikacioneve që përmbajnë përmbajtje jashtëzakonisht të tepruar seksuale”.

“Kemi arritur në një pikë ku ne po pranojmë ankesa të konsumatorëve që i përkasin gjinisë femërore, të cilat po e vlerësojnë përmbajtjen si tepër degraduese dhe ofenduese, e gjithashtu edhe prindërit janë të zhgënjyer rreth asaj se çfarë janë në gjendje të shohin fëmijët e tyre” tha Schiller.

Aplikacionet e larguara përfshijnë çdo gjë prej Wobble iBoobs, e deri tek kalendarët me femra në rroba të larjes. Megjithatë ka përjashtime për aplikacione si Sports Illustrated apo Playbay!

Apple nuk ka shpalosur numrin zyrtar të aplikacioneve të larguara, por një analist ka parashikuar se një 5 përqindësht (apo rreth 140.000 aplikacione të larguara).

LEXO EDHE:  Google dhe WordPress bashkëpunojnë për krijimin e një platforme për publikuesit e vegjël

Lajmet e fundit>