Analiza

Apple: Shitjet e Mac dhe iPhone tejkalojnë rekordet e mëparshme

Publikuar , 20 Tetor 2009
0
Apple: Shitjet e Mac dhe iPhone tejkalojnë rekordet e mëparshme

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me çerekun e shtatorit dhe rezultatet e vitit fiskal 2009”, tha Oppenheimer. “Në kohëra jashtëzakonisht sfiduese, për kompletë vitin, ne kemi rritur të hyrat për 12% dhe të hyrat neto për 18%. Duke shikuar para për çerekun e parë fiskal të vitit 2010, ne presim të hyra që shkojnë mes 11.3 deri në 11.6 miliardë dollarë”

Oppenheimer i atribuohet rezultateve të fuqishme të çerekut me produktet dhe shërbimet e Apple, të cilat ai i përshkruan si “Inovacione dhe përkushtime të pakrahasueshme për harduerin dhe softuerin më të mirë në botë”

CFO gjithashtu ka bërë të ditur se përgjigjet ndaj iPhone 3GS dhe Snow Leopard kanë qenë të ‘jashtëzakonshme”.

Oppenheimer shtoi se konsumatorët kanë “adhuruar” versionin rishtas të avancuar të Nano, gjersa shitjet e iPod Touch janë rritur në mënyrë të theksuar.

Në fund, Oppenheimer tha se Apple ka përjetuar një çerek të shkëlqyer për Mac portabil, ku shitjet kanë shënuar një rritje totale prej 35%.

LEXO EDHE:  Tregu i celularëve e mbyll vitin 2017 humbje

Lajmet e fundit>