Harduer

Apple shpalos Mac Pro Server të ri

Publikuar , 05 Nëntor 2010
0
Apple shpalos Mac Pro Server të ri

Mac Serveri i ri Pro arrin i pajisur me një procesor 2.8GHz dual core Intel Xeon Nehalem , 8GB DDR3 RAM, dhe me dy hard disqe 1TB 7200 RPM, dhe përveç këtij konfigurimi ka edhe një 18x Super Drive.

Në konfigurimin e serverit është e përfshirë edhe një ATI Radeon HD 5770 me 1GB GDDR5 RAM, dhe sistem operativ Mac OS X Server. Ai do të paraqitet në treg brenda katër javësh dhe do të ketë një çmim prej 2,999 dollarë por ky çmim mund të shtyhet tutje nëse në konfigurim vendoset për një palë CPU 2.93GHz gjashtë-bërthamësh “Westmere” (një rritje modeste prej 3.475 dollarë), 32GB RAM (vetëm 3,400 dollarë ekstra), një kartelë Mac Pro RAID (700$ ekstra) dhe një kuad-kanal 4GB me fibra për kartelë PCIe (vetëm 1,000 dollarë ekstra). /pcworld.al

LEXO EDHE:  Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Lajmet e fundit>