Biznes

Aprovohet blerja e Bethesda nga Microsoft

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Mars 2021
Marrëveshja është aprovuar pa kushte nga Komisioni Evropian. Aprovohet blerja e Bethesda nga Microsoft

Komisioni Evropian ka aprovuar blerjen 7.5 miliardë dollarëshe të ZeniMax Media, kompania pas lojërave Doom dhe Fallout dhe studios Bethesda, nga Microsoft.

Marrëveshja është aprovuar pa kushte nga Komisioni Evropian. Sapo marrëveshja të përmbyllet, Microsoft do të ketë në pronësi 23 studio lojërash përfshirë edhe portofolin e Bethesda.

Lajmet për blerjet e Bethesda filluan të qarkullonin në Shtator. Microsoft ka planifikuar të ofrojë në formë abonimit lojërat e Bethesda përmes Xbox Game Pass.

Lëvizjet i paraprijnë një stili abonimi i ngjashëm me Netflix ku lojërat aksesohen me plane abonimi dhe përmes cloud gaming.

Me cloud gaming lojtarët mund të luajnë një lojë e cila transmetohet në pajisjen e tyre përmes një infrastrukture në distancë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shfletuesi Brave ofron mbrojtje ndaj mashtrimeve me kriptomonedha