Harduer

APU Hondo i AMD do të mbështesë vetëm Windows 8 dhe Linux

Publikuar , 19 Shtator 2012
0
APU Hondo i AMD do të mbështesë vetëm Windows 8 dhe Linux

Çipi i ardhshëm i AMD me emër Hondo do të punojë shumë mirë me tabletat Windows 8, por ata që shpresonin t’i shtonin këtë çip androidit të vet nuk do jenë aq me fat.

Steve Belt, zv.Presidenti i produkteve te AMD i tha The Inquier se Hondo do të punojë vetëm me produktet e Windows 8.

Gjithsesi nuk ka asgjë që i përjashton përdoruesit e Linux nga përdorimi i këtij APU. Ai specifikisht tha se AMD e bëri këtë veprim për të mos shenjestruar Android me këtë platform.

Ata e ndjejnë së Windows 8 ka shumë potencial dhe nuk duan të hapen në shumë tregje njëherësh.

Belt nuk e hodhi poshtë mundësinë e të zgjeruarit edhe te Android në një kohë të ardhshme, gjithsesi tani për tani nuk bëhet fjalë.

AMD pret që Windows 8 të zërë deri në 20% të tregut të tabletëve. ASUS ishte e para që demostroi butimin dyfish të Android bashkë më Windows 8 në sistemin e tyre në Computex gjatë këtij viti.

Një desktop 18.4 inç ndoshta nuk është demsotrimi më i mirë gjithsesi i dha komunitetit një ide se çfarë është e mundur.

Clover Trail i Intelit dhe Hondo APU i AMD do t’i japin tabletave Windows RT një pikëmamje më interesante.

Do te shohim se çfarë është e aftë të bëjë secila tabletë në një muaj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bota njihet me procesorin më të shpejtë, AMD Threadripper 2990WX me 32 bërthama

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>