Vëzhgim

Arabia Saudite bllokon Facebook-un

Publikuar , 13 Nëntor 2010
0
Arabia Saudite bllokon Facebook-un

Ai theksoi se Autoriteti i Komunikimit të Arabisë Saudite dhe Komisioni për Teknologji Informative kanë dhënë urdhër për bllokimin e ueb faqes gjatë ditës së diel dhe në të është shfaqur një mesazh që tregon një gabim në rast se përdoruesit dëshirojnë të qasen në të.

Sipas tij përmbajtja e Facebook ka “tejkaluar kufirin” me moralet konservative të mbretërisë, por se bllokimi i faqes është një çështje e përkohshme. Zyrtari është shprehur në kushte anonimiteti për Associated Press për shkak se ai nuk është i autorizuar të flas para medies.

Gjithashtu më herët gjatë këtij viti Pakistani dhe Bangladeshi, kanë vendosur gjithashtu bllokada të përkohshme ndaj rrjetit social Facebook. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>