Lajmet

ARKEP shtyn afatin për implementimin e kodit telefonik, kërcënon me sanksione operatorët

Nov 5 2018
0 Shpërndarje
Bordi Drejtues i ARKEP në takimin e mbajtur me 2 nëntor 2018 ka shqyrtuar nivelin e zbatimit të kodit telefonik shtetëror 383. ARKEP shtyn afatin për implementimin e kodit telefonik, kërcënon me sanksione operatorët

ARKEP, njofton  se kanë filluar procedurat për zbatim të sanksioneve ekonomike për operatorët që nuk kanë ndërprerë përdorimin e kodeve të huaja shtetërore telefonike.

Bordi Drejtues i ARKEP në takimin e mbajtur me 2 nëntor 2018 ka shqyrtuar nivelin e zbatimit të kodit telefonik shtetëror 383.

Në takim është konstatuar progresi i arritur në drejtim të zbatimit të plotë të kodit 383, me theks të veçantë në heqjen nga përdorimi të kodit 381 si dhe hapjen për përdorim të kodit 383 nga operatorët si për thirrjet e origjinuara nga Kosova e po ashtu në thirrjet e terminuara në Kosovë shkruan Indeksionline.

ARKEP po ashtu ka trajtuar kërkesat për shtyrje të afatit të largimit të kodeve të huaja në përdorim në Republikën e Kosovës si kode paralele, respektivisht kodit 377 nga operatori Telekomi i Kosovës dhe kodit 386 nga operatori IPKO dhe ka vendosur që të mos pranojë kërkesat për shtyrje të afatit.

Si rezultat, në këtë takim është vendosur që në respektim të ligjit për komunikimet elektronike t’i shqiptohet vërejtja e fundit për zbatim të kodit të gjithë operatorëve, si masë paraprake e domosdoshme para përcaktimit të sanksioneve ekonomike si edhe të përcaktohet masa sanksionuese në shumë prej 10.000 euro në baza mujore efektive prej datës 15 janar 2018 për operatorët që nuk largojnë kodet e huaja nga përdorimi.

Bashkangjitur me këtë komunikatë ju lutem gjeni vendimin e marrë nga ARKEP.

Lajmet e fundit>