Biznes

Arkitektët e softuerit kanë punët më të mira sot – por a arrijnë të përshtaten?

Publikuar , 12 Nëntor 2010
0
Arkitektët e softuerit kanë punët më të mira sot – por a arrijnë të përshtaten?

“Ashtu si arkitektët që projektojnë ndërtime të objekteve, këta krijojnë projekte për inxhinierë softuerik si dhe mbështesin edhe programimin e tyre gjithashtu. Plus, arkitektët janë shpesh të thirur të punojnë edhe me klientët dhe menaxherët e produktit kështu që ata janë edhe një urë lidhëse në mes të teknikëve të kompanisë dhe stafit të biznesit.”

Megjithatë, në vitet e fundit roli i arkitektit softuerik ka qenë gjithmonë i nevojitur të përshtatet me kërkesat siç janë dizajni dhe ndërtimi i sistemeve komplekse të shpërndara që ekzistojnë jashtë dhe brenda një ndërmarrje, të ashtuquajtur clouds. Sfida ka qëndruar gjithmonë në fitimin e aftësive të reja të nevojshme për të ndërtuar infrastrukturën, platformën dhe retë softuerike (software clouds), të cilat shpesh paraqesin kuptimin se si të bëhet projektimi dhe ndërtimi i sistemeve virtuale që mund të drejtojnë mijëra përdorues njëkohësisht.

Edhe pse të jesh një arkitekt i softuerit është një rol shumë i madh për vendet e punës sot, ky është një pozicion që shpesh pëson edhe ndryshime të shpejta në rol, pasi që cloud computing fillon të na zvarrisë në ndërmarrjet tona dhe ofruesit e sistemit cloud zgjerojnë ekuipazhin e tyre të arkitektëve softuerik vazhdimisht.

Në të vërtetë, arkitektët softuerik që e kuptojnë cloud computing dhe mund të zhvillojnë instanca efikase të arkitekturës së softuerit në cloud janë të paktë. Ndoshta ka mjaft prej tyre që besojnë se lehtë mund të hyjnë në grupin e personave me këto aftësi të kërkuara, por ata dështojnë shpejt kur është fjala për modelet e reja të sistemeve cloud computing siç janë kontabiliteti i bazuar në përdorim, virtualizimi, dhe qasja e lehtë në burime. Shumica e ofruesve të cloud kanë personat e nevojitur në këtë rast, kështu që nuk kanë mbetur mjaft për organizata dhe ndërmarrje që janë në konsultim e sipër.

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë multi-miliardë dollarëshe në Amerikë

Dyshoj se arkitektët e softuerit do ta kuptojnë më mirë mekanizmin e cloud me kalimin e kohës. Megjithatë, do të jetë interesante nëse furnizimi do të mund të paralelizohet me kërkesën. Ndoshta arkitektët e softuerit do të qëndrojnë në krye të listës së Money edhe në vitet e arshme, duke pasur parasysh pagat e larta që marrin./pcworld.al

Lajmet e fundit>